24/7 · Prishtinë · Fushë Kosovë SQ EN English Thirr tani Thirr

Injeksione intraartikulare

Injeksioni në nyje jepet në shtëpinë tuaj nga stafi ynë mjekësor, sipas udhëzimit të mjekut që ju ndjek.

Pajisje sterile njëpërdorimshme të vendosura në një pëlhurë të bardhë

Çfarë është

Injeksioni intraartikular është dhënia e një bari direkt brenda nyjës, për shembull në gju ose në sup.

Bëhet vetëm sipas udhëzimit të mjekut, me pajisje sterile njëpërdorimshme dhe me kujdes të veçantë për higjienën.

Për kë është

  • Pacientë me udhëzim nga mjeku specialist për injeksion në nyje
  • Persona me lëvizje të kufizuar, që e kanë të vështirë udhëtimin deri në klinikë
  • Pacientë që marrin një seri injeksionesh të planifikuara

Si zhvillohet vizita

  1. Na telefononi

    Na tregoni çfarë ka udhëzuar mjeku dhe cilën nyje.

  2. Konfirmojmë vizitën

    Ju themi kush vjen dhe kur.

  3. Injeksioni

    Stafi përgatit vendin, dezinfekton lëkurën dhe jep injeksionin me pajisje sterile njëpërdorimshme.

  4. Pas injeksionit

    Ju tregojmë si ta kurseni nyjen në orët në vijim dhe kur të na telefononi.

Çfarë duhet të keni gati

  • Udhëzimin e mjekut me barin dhe dozën
  • Barin, nëse e keni blerë vetë
  • Një dokument identifikimi
  • Rezultatet e mëparshme të nyjës, nëse i keni
Çmimi

Na telefononi për çmimin.

Pyetje të shpeshta

Kush e jep injeksionin?

Staf mjekësor i licencuar, sipas udhëzimit të mjekut specialist që ju ndjek.

A mund të bëhet pa udhëzim të mjekut?

Jo. Injeksionet intraartikulare bëhen vetëm me udhëzim të mjekut.

Sa zgjat vizita?

Vetë injeksioni zgjat pak. Stafi qëndron sa duhet për ta vëzhguar pacientin pas tij.

A mund të lëviz pas injeksionit?

Zakonisht po, me kujdes. Ju japim udhëzime konkrete sipas nyjës dhe barit.

Të gjitha shërbimet

Keni nevojë për kujdes sot?

+383 49 884 520
Thirr Viber