Vizita mjekësore
Një mjek i licencuar vjen në shtëpinë tuaj, e viziton pacientin dhe ju thotë çfarë duhet bërë më tej.
Çfarë është
Vizita mjekësore në shtëpi është një kontroll i plotë nga mjeku, aty ku ndodhet pacienti.
Mjeku dëgjon ankesat, bën kontrollin, mat shenjat vitale dhe ju lë udhëzime me shkrim: terapi, analiza ose drejtim për në spital kur është e nevojshme.
Për kë është
- Pacientë që nuk mund ose nuk duhet të lëvizin nga shtëpia
- Persona të moshuar dhe familjet që kujdesen për ta
- Kur ju duhet një mjek natën ose në fundjavë
Si zhvillohet vizita
-
Na telefononi
Na tregoni shkurt çfarë po ndodh dhe ku ndodheni.
-
Konfirmojmë vizitën
Ju themi se cili mjek vjen dhe kur.
-
Vizita
Mjeku bën kontrollin, mat shenjat vitale dhe diskuton me ju gjendjen.
-
Udhëzimet
Merrni udhëzime të qarta: terapi, analiza ose, kur duhet, drejtim për në spital.
Çfarë duhet të keni gati
- Barnat që merr pacienti, ose një listë të tyre
- Dokumente mjekësore të mëparshme, nëse ka
- Një dokument identifikimi
- Një vend të qetë ku mjeku mund ta vizitojë pacientin
Na telefononi për çmimin.
Pyetje të shpeshta
A vjen mjeku edhe natën?
Po. Vizitat mjekësore në shtëpi bëhen 24 orë, 7 ditë.
A mund të përshkruajë mjeku barna?
Po, kur e sheh të nevojshme pas kontrollit. Udhëzimet ju lihen me shkrim.
Kur duhet të thërras urgjencën në vend të GoCare?
Në rrezik për jetën, si vështirësi e rëndë në frymëmarrje, dhimbje e fortë në gjoks ose humbje e vetëdijes, thirrni menjëherë urgjencën. GoCare është për vizita që mund të presin ardhjen e mjekut në shtëpi.
Sa zgjat vizita?
Aq sa duhet për një kontroll të plotë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Mjeku nuk nxiton.